Dënohet me 27 vjet burgim për vrasjen e dajës në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar të pandehurin L.J me 27 vjet burgim.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e dajës së tij B.V.

Fajtor u shpall edhe A.I, me 24 vjet burgim, ndërsa F.O, dënohet me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë.

Lajmi u konfirmua për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, të ngritur më 30 shtator të vitit 2022, L.Jakupi dhe A. I akuzoheshin se më 12 shtator 2021, rreth orës 19:42 minuta, në kafenenë “Cafe Bar “Premium” në rrugën “William Shakespeare” në Gjilan, pas një përgatitje paraprake, me dashje dhe në bashkëveprim, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin B.V, nga Gjilani dhe kanë vënë në rrezik me dashje jetën e disa personave tjerë që kanë qenë në kafene dhe afërsi të tani të ndjerit.

Sipas aktakuzës bashkërisht kanë ardhur me veturën e markës “Audi A3”, të cilën po e drejtonte tani i pandehuri i tretë F.O, ndalen tek marketi “Korqa” dhe nga automjeti dalin dy të dënuarit  të armatosur me armë dhe nisen në drejtim të kafenesë dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i afrohen në shpejtësi tani të ndjerit B.V, i cili ishte në shoqëri edhe me dy persona të tjerë ulur në karrige dhe po bisedonin, dhe me atë rast aty me shpejtësi arrijnë dy të pandehurit me armë në dorë dhe nga distanca prej rreth një metër, i pari shtie i pandehuri me pistoletë të kalibrit 9 mm, duke i zbrazur tetë fishekë dhe në vazhdim edhe i pandehuri tjetër, me revole të kalibrit 7.65 mm, duke e goditur me gjashtë plumba, në pjesë vitale të trupit.

Back to top button