Kurti: Me Serbinë u pajtuam për modelin e dy Gjermanive

(Lajm i përditësuar)


Kurti në Vjenë: Duhet më shumë presion mbi Beogradin për nënshkrimin e marrëveshjes 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet më shumë presion mbi Beogradin për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën janë pajtuar.

“Serbia është fqinji unë më i madh. Kufiri me Serbinë është i gjatë 381 km. Tani paraqet kërcënim për sigurinë dhe do të duhej të ishte një mundësi ekonomike. Me qëllim që të arrijmë atje na duhet më shumë trysni mbi Beogradin për të nënshkruar marrëvehsjen për të cilën jemi pajtuar dhe gjithashtu na duhet integrimi në BE. Sepse nuk mendoj se rajoni ynë mund të integrohet jashtë BE-së ose pa BE-në. Do të duhej të ishte drejt BE-së me BE-në. Dhe Procesi i Berlinit mund të jetë më i thellë dhe më i intensifikuar në këtë përfundim. Por sërish, nënshkrimi i njohjes së ndërsjellë de facto është hapi i parë por më i rëndësishmi”, tha Kurti në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri.


Kurti: Me Serbinë u pajtuam për modelin e dy Gjermanive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri, në kuadër të panelit “Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik në kohë të vështira”, ka thënë se më 27 shkurt në Bruksel është arritur marrëveshja bazike për njohjen defacto mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot nuk jemi në një marrëdhënie të mirë, megjithëse ky vit nisi shumë mirë. Më 27 shkurt në Bruksel arritëm marrëveshjen, një marrëveshje bazike për njohje de faco të ndërsjellë, bazuar në modelin e dy Gjermanive të vitit 1972. Atëherë kur kancelari Willi Brandt e nisi “ost politik”, bashkëjetesën, dy Gjermanitë e njohin njëra tjetrën. Kjo është ajo që u pajtuam me Serbinë. Ne ia bashkuam edhe aneksin e zbatimit në Ohër në muajin mars. Por atëherë Serbia refuzoi që ta nënshkruaj dhe tha se e pranon marrëveshjen vetëm në koncept por jo edhe në përmbajtje. Ky lloj i rezervimit pas pajtimit u përkeqësua në terren. Kishim sulme mbi ushtarët e KFOR-it, mbi policinë tonë në muajin Maj dhe rrëmbimin e tre policëve tanë në mes të muajit Qershor dhe së fundmi sulmin terrorist më 24 shtator, kur një rreshter yni policor u vra. Përshkallëzimi ndodhi sepse, pavarësisht marrëveshjes verbale mbi një tekst konkret ai nuk u nënshkrua madje as edhe në margjinat e Samitit të Këshillit Evropian më 26 Tetor. Dhe sakëtësisht ky lloj i rezervimit kur atë që thua dhe bën, çfarë nënshkruan ose jo, çfarë zbaton ose jo, nuk nënkupton gjënë e njëjtë, përçon tek ekstremistët e dhunshëm në terren dhe tek aparatusi shtetëror gjithashtu, një sinjal miks që shkaktojnë destabilizim”, tha Kurti.

Ideja e një traktati të tillë, besohet se do t’u mundësonte Kosovës dhe Serbisë që pa e njohur njëra-tjetrën të krijojnë një normalizim marrëdhëniesh duke i mundësuar Kosovës të anëtarësohet edhe në Kombet e Bashkuara./21Media

Back to top button