Kaloni te përmbajtja kryesore

Sulm, tre të vrarë

Sulmi ka ndodhur në një kamp ushtarak

Nga sulmi izraelit sot në një kamp të forcave proqeveritare në Siri, janë vrarë tre luftëtarë, ka njoftuar një zyrtar i këtyre forcave.

Me këtë sulm ishte goditur kampi i forcave proqeveritare në pjesën siriane të Rafshnaltës së Golanit, ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njerit, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se Izraeli e ka sulmuar një pozicion të ushtrisë siriane “duke shkaktuar dëme”.

Ndërsa ushtria izraelite ka refuzuar të komentojë për këtë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button