Dënohet Ramadan Muja

Masat e dënimit u caktuan edhe për ish- zyrtarët e tjerë të Komunës së Prizrenit

Gjykata e Gjilanit ka shpallur sot verdiktin ndaj ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, dhe ish-zyrtarëve tjerë të kësaj komune të akuzuar bashkë me të për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Kështu Ramadan Muja për pikën 1 të akuzës lirohet dhe shpallet i pafajshëm.

Për pikën 2 dhe 3 të akuzës Ramadan Muja u dënua me dënim unik me burgim prej 12 muajve me kusht që brenda dy viteve mos të kryej vepër të re penale.

Ndërsa, i akuzuari Minir Krasniqi u dënua me 6 muaj burgim me kusht që brenda një viti mos të kryej vepër tjetër penale.

Avni Ademaj, u dënua me 5 muaj burgim me kusht që brenda 1 viti mos të kryej vepër të re penale.

Sadik Paçarizi u dënua me burgim prej 6 muajve me kusht që për një vit mos të kryej vepër të re penale.

Për pikën të katërt,  u refuzua akuza, sepse është parashkruar vepra penale për këtë akuzë./kallxo

Back to top button