Departamenti Amerikan i Shtetit i gatshëm të ndihmojë gazetarin e plagosur në Ukrainë

Departamenti Amerikan i Shtetit është i gatshëm të ndihmojë korrespondentin e plagosur të Fox News Ben Hall në çdo mënyrë që mundet, ka thënë zëdhënësi Ned Price.
Hall, i cili ishte vendosur në javët e fundit për të mbuluar luftën në Ukrainë, u shtrua në spital pasi u plagos ndërsa raportonte pranë Kievit.
“Mendimet tona janë me të, familjen dhe të gjithë kolegët e tij dhe i urojmë shërim të plotë. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, ka shkruar ai.
Hall ka mbuluar Departamentin e Shtetit që nga viti i kaluar.
“Ne e njohim Benin për ngrohtësinë, humorin e mirë dhe profesionalizmin e tij maksimal. I urojmë Benit një shërim të shpejtë dhe bëjmë thirrje për përpjekje maksimale për të mbrojtur gazetarët që po ofrojnë një shërbim të paçmuar përmes mbulimit të tyre në Ukrainë”, tha Shaun Tandon./21Media

Back to top button