Kaloni te përmbajtja kryesore

Deponohen 2660 euro false në një bankë në Prishtinë dhe mbi 340 euro në Lipjan

Një burrë ka deponuar 2660 euro false në një bankë në Prishtinë, e një tjetër 343 euro false në një bankë në Lipjan.

Në raportin 24 orësh thuhet se zyrtarët e bankave e kanë lajmëruar rastin në Polici, të martën.

Rasti në Prishtinë ka ndodhur më 20 janar, ndërsa në Lipjan më 22 janar, raporton Policia e Kosovës.

Njësitet e Policisë i kanë sekuestruar monedhat për ekzaminime të mëtutjeshme dhe lidhur me rastin është informuar prokurori./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button