Deputetët do të marrin nga 5 euro

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar propozimin e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve.
Me vendim të ri, për shpenzimet ditore të deputetëve ndahen 5 euro në ditë për pjesëmarrje në seanca plenare dhe mbledhje të komisionit, kompensimi për shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe komisione, caktojë si vijon: deri në 30 km 5 euro, deri në 60 km 10 euro dhe mbi 60 km 15 euro, shpenzimet maksimale që një deputeti mund t’i mbulohen brenda një muaji janë 150 euro, deputetët duhet të deklarojnë vendbanimin primar dhe sekondar nëse kanë në Administratën e Kuvendit, ndërsa lista e deputetëve që udhëtojnë dërgohen nga Kryetarët e Grupeve Parlamentare në administratën e Kuvendit.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka thënë se propozim i GP të VV-së është i arsyeshëm, dhe ka një tavan të shpenzimeve deri në 150 euro.
Pro këtij vendimi ishin deputetët Avdullah Hoti dhe Duda Balje. Kurse në votim nuk morën pjesë deputeti Mërgim Lushtaku dhe deputeti Pal Lekaj. Ky i fundit propozoi heqjen e të gjitha shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve./21Media

Back to top button