Ukraina po mbrohet me shumë zgjuarsi, thotë Pentagoni

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-së (Pentagon), John Kirby u tha gazetarëve në konferencën e fundit se Ukraina ka mbrojtur pjesë të vendit “me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi”.

“Ne kemi parë indikacione se ukrainasit po shkojnë pak më shumë në ofensivë tani. Ne i kemi parë ata tani në vende, veçanërisht në jug pranë Khersonit, [ku] ata janë përpjekur të rifitojnë territorin.”, tha ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Kirby u shpreh se forcat ukrainase kishin planifikuar kundërsulme dhe tani “po lëviznin në atë drejtim”.

“Ukrainasit po ushtrojnë një mbrojtje shumë të ashpër… rusët nuk kanë arritur asnjë nga objektivat strategjikë që kanë vendosur – ose sigurisht jo pa humbje.”/21Media

Back to top button