Deputetëve u shpërndahet Projektligji për tërheqjen 30% të mjeteve të Trustit

Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur deputeti, Bekim Haxhiu.
“Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve. Tani plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ai tutje ka ftuar kolegët nga të gjitha subjektet politike që ta mbështesin kërkesën që siç ka thënë Haxhiu të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve të Trusit.
Ndryshe Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga trusti, e kundër këtij projektligji ka dalë edhe Oda Ekonomike Amerikane./21Media

Back to top button