Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar
Një aksident trafiku është regjistruar sot rreth orës 08:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?