Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë

Pas raportimeve se çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ka reaguar deputeti gjerman Thomas Hacker.

Sipas tij ndërlidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte gabim i madh.

“Lidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe do të ishte gabim i rëndë. Përsëri, duket se disa vende perëndimore nuk kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës”, ka shkruar Hacker në platformën X.

Javë më parë Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që Kosova të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./21Media

Back to top button