Deputeti Goncharenko: Po bëj gjithçka që Ukraina ta njohë Kosovën

Deputeti ukrainas, njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, e ka 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova është vend i mrekullueshëm dhe qytetarët e saj po ashtu. Goncharenko ka thënë se Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, “por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”. Ndryshe, deputeti dy muaj më parë pati marrë iniciativë të re për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.
“Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm! Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”, ka shkruar Goncharenko në Twitter.

Back to top button