Është hapur shtandi i Kosovës në edicionin e 73-të të Berlinales

Për të njëmbëdhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës(QKK) prezentohet në Tregun Evropian të Filmit – EFM në edicionin e 73-të të Berlinales.
Në njoftimin e QKK-së bëhet e ditur se ndër të tjera, Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, do të këtë takime dhe inicime të marrëveshjeve të ardhshme ndërshtetërore, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.
Shtandi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Marriott Hotel në adresën Inge-Beisheim-Platz 1, 10785- Shtandi nr. 138./21Media

Back to top button