Deputeti i LDK-së i ka dhënë fund beqarisë
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martes me Erolinda Januzajn.
Lajmin e ka bërë të ditur dje deputeti, i cili ka postuar Facebook disa fotografi nga fotosesioni i dasmës.
”Ne përgjithmonë”, ka shkruar Mustafa krahas fotografive të postuara.
Besian Mustafa dhe Erolinda Januzaj janë fejuar më 24 prill të këtij viti.
Ndryshe, Besian Mustafa është zgjedhur deputet i Legjislaturës së Tetë të Kuvendit me 9,743 vota. Ai ishte ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në qeverinë Hoti./21Media