Sot diskutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor

 
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar se sot kanë takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunal të arsimit me përfaqësues të MASHTI-it, ku do të diskutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor.
Ky takim pritet të fillojë nga ora 10:00.
“Sot në ora 10.00 e kemi takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunal të arsimit me përfaqësues të MASHTI ku do të diskutohet rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe skenariot për fillim të vitit të ri shkollor”, ka njoftuar për 21Media Sazan Ibrahimi./21Media
 
 
 

Back to top button