Deputeti i PDK-së thotë se Projektligji për KPM-në s’ka për qëllim përafrimin me legjislacionin evropian

Në mbledhjen e së enjtes të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, deputeti Isak Shabani tha se Projektligji për KPM-në nuk ka për qëllim përafrimin me legjislacionin evropian.
Këtë deklarim, deputeti Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e bëri para se të vazhdohet me shqyrtimin Projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Mes tjerash ai tha se ka kërkuar që në Projektligjin për KPM-në të mbetet Bordi për Ankesa dhe se të njëjtën gjë e kishte thënë edhe ekspertja e Këshillit të Evropës, pra sipas tij të mbetet sikurse në ligjin paraprak.
Mirëpo, tha se një gjë e tillë nuk është marrë parasysh.
I njëjti shtoi se në këtë mënyrë po bartet kompetenca, ashtu që si shkallë e dytë të jetë drejtpërdrejt gjykata, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, ai tha se lidhur me këtë projektligj raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe të Reporterëve pa Kufij janë mjaftë shqetësuese.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?