Deputeti i PS-së dorëzon mandatin

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alqi Bllako ka dorëzuar sot me postë mandatin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
“Me vullnetin tim të plotë dorëzoj mandatin parlamentar si deputet i Partisë Socialiste”, ka thënë Bllako në kërkesën e tij të dorëzuar me postë në Kuvend.
Bllako njoftoi një ditë më parë se do të lërë mandatin e deputetit me anë të një postimi në Facebook.
Lënia e mandatit nga Bllako erdhi pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e deputetit, pasi e akuzon atë si të përfshirë në aferën e inceneratorët të Fierit.
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja lidhur me këtë çështje tha “do presim njoftimin zyrtar nga kuvendi më pas do veprojmë”./21Media

Back to top button