Mbi 1000 civilë të vdekur janë regjistruar në Ukrainë

Shefja e të drejtave të njeriut të OKB-së, Michelle Bachelet tha se zyra e saj ka verifikuar 1,189 vdekje civile në Ukrainë, duke përfshirë 98 fëmijë, që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt.

Megjithatë, numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, paralajmëroi ajo dhe shpjegoi se ishte e vështirë të konfirmoheshin viktima në zonat më të prekura nga lufta, si Mariupol.

Bachelet tha: “Civilët po durojnë vuajtje të pamatshme dhe kriza humanitare është kritike. Ka pasur një “rritje të konsiderueshme” në shkallën e vdekshmërisë midis civilëve në qytetet e rrethuara”, tha ajo, shkruan BBC.

Kjo mund t’i atribuohet kujdesit mjekësor të ndërprerë të shoqëruar me privimin dhe stresin e lidhur me konfliktin, shtoi ajo./21Media

Back to top button