Deputeti i Ukrainës: Ne ndjehemi shumë të afërt me ju

Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko tha se parlamenti ukrainas ka organizuar një kauzë për, siç tha, miqtë e Kosovës përmes së cilës do të punojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në një fjalim përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Goncharenko tha se do të mbështes edhe aspiratat e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Deputeti Ukrainas porositi deputetët e Kosovës që të mos i injorojnë kërcënimet e Presidentit serb Vuçiq.
Vizitën e tij në Kosovë, deputeti ukrainas Goncharenko, e nisi me një video paralajmëruesë përpara Kuvendit të Kosovës me paralajmërimet për fjalën e tij përpara deputetëve dhe për takimet me kryeminstrin e Presidenten. Deputeti ukrainas, që mbështeti Kosovën në Këhsillin e Evropës, pak ditë më parë, ripërsëriti qëndrimin e tij se do të punojë fort për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë evropiane, por njëkohësisht edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina. 

“Ju jeni një shtet i pavarur. Në parlamentin ukrainas kemi organizuar një kauzë për miqtë e Kosovës dhe unë kam nderin që të jem kryetari i kësaj kauze. Dhe mund të llogaritni në ne në çdo moment. Edhe si anëtar të Parlamentit të Këshillit të Evropës, si zëvendës president i Komisionit për Refugjatët dhe Migrim në Këshillin e Evropës dua t’ ju siguroj se unë aty do të bëj çfarëdo që është e mundur që të mbështes Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me të drejta të plota sa më parë që është e mundur. Kosova është Evropa, unë besoj në këtë”, tha Goncharenko.
Goncharenko në fjalën e tij tha se vendet si Rusia dhe Irani duan kaos në Ballkan dhe paralajëmroi kërcënimet e presidentit serb Vuçiq, nuk duhet të injorohen. Goncharenko tha se deklarimet e Vuçiqit për denazifikim të Ballkanit janë shqetësuese.
“Ne ndjehemi shumë të afërt me ju, sepse edhe njerëzit kosovarë kanë kaluar nëpërmjet një gjenocidi. Njerëzit e Ukrainës janë duke kaluar këtë tani. Kosovarët kanë luftuar për pavarësinë e tyre dhe ne tani jemi duke luftuar për pavarësinë tonë. Jo për herë të parë në këto 100 vjetet, por këtë herë ne do të fitojmë. Dhe dua t’ ju siguroj se do të jemi ne fituesit dhe do të fitojë bota e lirë, sepse ne do të kemi sukses në këtë luftë”, tha Goncharenko.
Deputeti i Ukrainës në fjalën e tij bëri me dije së gjatë muajit nënëtor Parlamenti I Evropës do ta cilësojë regjikin e Rusisë si një regjim terrorist, siç ka bërë edhe Këshilli I Evropës, në tetor të vitit të kaluar, tha ai. Goncharenko i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës, që t’i bashkohet këtyre institucioneve dhe ta cilësojë siç tha regjimin rus si terrorist për shkak të gjenocidit rus mbi ukrainasit./21Media 

 

Back to top button