Deputeti i VV-së poston videon, pretendon se policia serbe po e plaçkit mërgatën në kufi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video në “Facebook”, ku pretendon se policia serbe në pikë kalimin kufitar të Bërnjakut iu merr ryshfet udhëtarëve nga Kosova.

Ai pretendon se polici serb ju ka kërkuar ryshfet mërgimtarëve për të kaluar kufirin.

“Policia serbe duke e plaçkitur mërgatën në kufirin e Bërnjakut. Kjo video tregon se si polici serb ju kërkon ryshfet për të kaluar kufirin”, ka shkruar Bajqinovci në përshkrimin e videos.

Back to top button