Gjendja në pikat kufitare, pritje më shumë se një orë në Merdarë

Në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova vazhdojnë të zgjasin mbi një orë.

Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar raportohet se në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, qytetarët që dalin nga Kosova këtë të diel po presin deri në 60-70 minuta.

Në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet për dalë nga Kosova zgjasin deri në 20-30 minuta.

Pritjet në pikat tjera kufitare janë 3 deri në 5 minuta./21Media  

Back to top button