Deputeti ukrainas: I mbijetuam Stalinit, do t’i mbijetojmë edhe Putinit

Deputeti më i ri në parlamentin ukrainas, Sviatoslav Yurash tha për CNN se ukrainasit janë të vendosur të vazhdojnë të luftojnë sulmin rus në kryeqytetin Kyiv.
“Stërgjyshi im i mbijetoi Stalingradit, mendoj se mund t’i mbijetojmë gjithçka me të cilën at ana gjuajnë ne. Kemi pasur histori tragjike dhe të pabesueshme në shekullin e 20-të, pra nëse i mbijetuam Stalinit, i mbijetojmë edhe Putinit”, tha ai.
Ai tha se jeta në Kyiv ka ndryshuar tërësisht, ndërkaq qytetarët përgatiten për sulmin rus.
Paratë, shembull ato nuk kanë vlerë reale në luftë, prandaj njerëzit shkëmbejnë mallra.
Por, furnizimet si ushqime e municione po mbarojnë.
“Asgjë nuk mjafton”, tha ai.
“Rusia po përpiqet që ta shkatërrojë kombin tonë, nuk do ta lejojmë këtë gjë”, shtoi Yurash./21Media

Back to top button