Prokuroria jep detaje për vrasjen e 14 -vjeçarit

I dyshuari për vrasjen e 14 vjeçarit mbrëmë në Prishtinë, u dorëzua në Polici. Personi i dyshuar E.V, mashkull 15 vjeç.
Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë e që ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me aktvendim të prokurorit nga Departamenti për të Mitur, është ndaluar i dyshuari (i mitur), i moshës 15 vjeç, për shkak të dyshimit se më 01.03.2022, në Rr.“Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka privuar nga jeta tani të ndjerin (i mitur), i moshës 14 vjeç, me një mjet të mprehtë (thikë). I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndaj të njëjtit, prokurori i Departamentit për të Mitur, do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme procedurale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Prokurori i çështjes do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin dhe ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.
Për vrasjen e 14-vjecarit në Prishtinë që ndodhi djenë Prishtinë, ka reaguar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./21Media

Back to top button