Deputetja britanike: ‘Slloba i vogël’ s’kërkoi kurrë falje për krimet e luftës

Edhe një reagim i ashpër ka ardhur lidhur me prezencën e Ivica Daçiqit në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt (PSVI), në Londër.
Deputetja britanike, Alicia Kearns e ka quajtur të gabuar ftesën e Daçiqit për këtë konferencë, të cilit madje i është drejtuar edhe në pseudonimin “Slloba i vogël”.
“‘Sloba i vogël’, pseudonimi i Ivica Daçiqit, nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit për të cilin ishte propagandues”, ka shkruar ajo në “Twitter”.
This was badly done, and wrong.
Milošević’s regime saw the rape of 25,000+ Muslim women with industrialised sexual war crimes in rape camps.
‘Little Sloba’, Ivica Dacic’s nickname, has never apologised for the sexual war crimes of the regime he was the propagandist for. https://t.co/VQ9nq50fCb
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) November 28, 2022
Gjatë ditës së djeshme edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvallla reagoi ashpër për pjesëmarrjen e Daçiqit në Konferencën për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftëra.
Gërvalla i është drejtuar të pranishmëve në konferencë me pyetjen se “çfarë kuptimi ka që Daqiç të flet në një konferencë të këtillë”./21Media