Deputetja ukrainase tregon gjerdanin e bërë nga të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë

Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko ka ndarë me ndjekësit në Twitter një video të një gjerdani të bërë nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale në Kosovë.
Vasylenko shkroi në Twitter se gjerdanin e kishte dhuratë.
“Një muaj më parë një koleg në @PACE_News ma dha këtë gjerdan të bërë nga të mbijetuarit e përdhunimit të #Kosovës. Nuk e kam besuar se brenda pak javësh do të përballesha me dëshmi të tmerrshme të grave dhe vajzave të #Ukrainës të përdhunuara, të abuzuara dhe të ekzekutuara”, ka shkruar ajo në Twitter./21Media

Back to top button