SBASHK-u: Kryeministër ndera t’u rritë, por…

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë reaguar për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti.
Në një komunikatë për media, ata thonë se  kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara.
“SBASHK-u i thotë Kryeministër t’u rrittë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik deri të nis së implementuari Ligji i pagave. Që përfaqësuesit e sindikatave të jenë të kyçur e të barabartë në procesin e përgatitjes së versionit të këtij Ligji, që është jetik për gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe që të merren parasysh propozimet konkrete e të argumentuara të tyre dhe të inkorporohen në këtë Ligj me qëllimin e vetëm që punëtorët arsimorë të kenë vend meritor në këtë Ligj”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata tutje kanë paralajmëruar veprime sindikale pas 20 prillit./21Media

Back to top button