Derbi mes Liverpooli dhe Chelsea, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet derbi mes Liverpoolit dhe Chelsea, ndeshje kjo e cila do ta hap xhiron e 21 të Premier Ligës angleze.
Të dy skuadrat gjenden në krizë të rezultateve këtë sezon, ku Liverpooli zë vendin e nëntë në tabelë me 28 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në vendin e 10.
Liverpooli nuk e ka shijuar ende fitoren në kampionatin anglez në vitin 2023, ku në ndeshjen e fundit u mposht nga Brightoni 3:0, kurse Chelsea pas dy humbjeve gjeti fitoren kundër Crystal Palace, të cilën e mposhti me rezultat minimal 1:0.
Të dy skuadrat vuajnë nga lëndimet e shumta, ku për vendasit nuk paraqiten Arthur, Diaz, Jota, Firmino dhe Van Dijk, kurse te Chelsea mungojnë Broja, Chilwell, Fofana, James, Felix, Kante, Mendy, Pulisic, Sterling dhe Zakaria.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, Gomez, Konate, Milner; Thiago, Bajcetic, Keita; Gakpo, Salah, Elliott
Chelsea (4-2-3-1): Kepa; Chalobah, Silva, Badiashile, Cucurella; Gallagher, Jorginho; Ziyech, Mount, Hall; Havertz

Back to top button