Krerët e institucioneve, përfaqësuesit opozitarë e ambasadorët përkujtojnë Rugovën

(Lajm i përditësuar)
15:30- Krasniqi për Rugovën: Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka përkujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e vdekjes së tij.
Krasniqi ka thënë se vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Dr. Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shtetësisë së Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë.
“Në përvjetorin e vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.
Vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Dr. Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shtetësisë së Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë.”, ka shkruar Krasniqi.
12: 45- Szunyog kujton Rugovën: Qasja e tij paqësore na nevojitet shumë sot 
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e tij të vdekjes.
Szunyog tha  se Rugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore për arritjen e qëllimeve politike e cila sipas tij është shumë e nevojshme këto ditë.
“Dr. Ibrahim Rugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore dhe jo të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike, e cila është shumë e nevojshme këto ditë. Trashëgimia e tij jeton. U preftë në paqe”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
10: 24- Abdixhiku: Rugova ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptar
Sot, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, bënë homazhe te varri i Rugovës në Velani, Prishtinë.
Abdixhiku theksoi se presidenti Ibrahim Rugova ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptarë dhe angazhimi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci, sipas tij, është suksesi më i madh i shqiptarëve dhe popullit të Kosovës.
“Sot nderojmë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili tash e 17 vjet, por gjurmët e tij dje trashëgimia e tij politike qenësore vazhdon të jetë qenësore për neve dhe për Republikën e Kosovës. Ibrahim Rugova ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës, ishte prijësi i shtetit dhe prijësi unik i lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve. Po ashtu, ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptar dhe angazhimi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci është suksesi më i madh historik i shqiptarëve dhe vet popullit të Kosovës. Sot ndjejmë mungesën e tij, urtësisë së tij, politikës së tij dhe vizionit të tij për një Kosovë demokratike, e ndërlidhur ngusht me rrugëtin euro-atlantik dhe drejt së ardhmes”, u shpreh Abdixhiku.
Haradinaj kujton presidentin Rugova: E kisha për nder që të bashkëpunoj me të
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes.
Haradinaj ka thënë se presidenti Rugova do të kujtohet si njëri ndër personalitetet kryesore që tërë jetën ia kushtoi lirisë se vendit.
“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se e kishte për nder që të bashkëpunonte me presidentin Rugova.
Osmani e Kurti nderojnë ish-presidentin Rugova
“E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij”, ka përfunduar Haradinaj.
Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave.
Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.
Të pranishëm ishin edhe liderë institucionalë dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, ndër ta edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
Ish-presidenti Ibahim Rugova  vdiq më 21 janar të vitit 2006.
17 vjet pa Rugovën
Sot shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Ibrahim Rugova është lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia kanë pushkatuar të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që kishin depërtuar në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e ka kryer në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 ka qëndruar në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ka ndjekur interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Ai ka doktoruar në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.
Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë ka punuar edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e ka zhvilluar në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ishte kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare është mar rëqë nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Back to top button