Derbi ndërmjet Chelseaa dhe Liverpoolit përfundoi pa fitues

Përfundoi pa fitues derbi i sotëm mes kampionit evropian, Chelsea dhe gjigandit anglez, Liverpool, ku të dy skuadra ndanë pikët e barabarta në “Stamford Bridge”.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Chelsea barazoi si vendas me rezultat 2:2 me skuadrën e Liverpoolit.
Fillimisht, ishin “Të Kuqtë” ata të cilët e zhbllokuan rezultatin të parët, ku sulmuesi Sadio Mane shënoi për 1:0 në minutën e 9’ të ndeshjes.
Liverpooli vazhdoi të tregojë paraqitje të mirë, ku edhe e dyfishoi rezultatin përmes yllit egjiptian Mohamed Salah, në minutën e 26’ të ndeshjes.
Chelsea arriti të rikthehet në lojë përmes mesfushorit kroat, Mateo Kovacic, ku ky i fundit shënoi një super gol në minutën e 42’.
Golin e barazimit për “Blutë” e Londrës dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anësor, Christian Pulisic, i cili shënoi në minutën e 45’+1 shtesë për rezultatin përfundimtar 2:2.
Me pikët e reja, Chelsea vazhdon qëndrimin në vendin e dytë, ku tani ka 43 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm, Liverpooli, që zë vendin e tretë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Rezultati final i ndeshjes është 2:2.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button