Dërgohet në komision disiplinor Krasniqi i sanksionuar nga SHBA-ja

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se të hënën se kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë kërkesën për marrjen e masave disiplinore për Nexhat Krasniqin, i sanksionuar nga SHBA.

“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu.

Ai në Facebook e ka publikuar edhe vendimin.

Krasniqi është sanksionuar nga SHBA me arsyetimin se ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet./21Media

Back to top button