Dërgohet në mbajtje burri që rrahu gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dhunë në familje në Ferizaj.
I dyshuari, 55 vjeçar, të martën rreth orës 16:40 ka sulmuar bashkëshorten e tij, 48 vjeçare. I dyshuari më pas është sulmuar nga djali i tij, 22 vjeçar, i cili i ka shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari M.N është dërguar në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm, ndërsa djali është liruar në procedurë të rregullt për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button