Dërgohet në mbajtje personi që iu gjet marihuanë

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 46.9 gram dhe një peshore, në shtëpinë e një të dyshuari.
Kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit është bërë të hënën rreth orës 09:40 në Kamenicë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button