Deri më tani 37 mijë qytetarë janë vaksinuar në Kosovë
Gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 165 persona në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa rreth 2 mijë e 100 në tërë Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi.
Sipas Bardhit deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 37 mijë persona.
“Me prioritet janë duke u vaksinuar vetëm personat e kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe të regjistrura në platformën e- Kosova. Kemi pasur raste edhe të ëprsonave të paregjistruar në këtë platform që kanë kërkuar të vaksinohen por që në qendrën “1 tetori” nuk është dhënë asjë vaksinë jashtë listës së kontaktuar nga Ministria”, ka thënë Bardhi.