Deri më tani më pak votues se në zgjedhjet e kaluara
Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.45% e votuesve
Në konferencën e dytë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), u konfirmua se sivjet deri në orën 11:00 është votuar më pak se në zgjedhjet e kaluara.
Kryetarja e KQZ-së tha se në të gjitha komunat e Kosovës deri në orën 11:00 kanë votuar 150 mijë e 244 votues apo 8,45% krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014, ku kishin votuar 168 mijë e 616 të votuesve apo 9.46 % qytetarë me të drejt vote.
Daka ka njoftuar se procesi zgjedhor është duke vazhduar normalisht, shkruan rtv21.tv.
Ndërsa, konferenca e radhës do të mbahet në orën 15:30.
Në këtë link, mund të gjeni të dhënat e detajuara për pjesëmarrje në votime në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës: Kliko këtu