Përqindja e votuesëve në qendrën kryesore të votimit në Istog
Deri në ora 11:00 në qendrën kryesore të votimit në Istog votuan 512 votues
Gazetari i RTV21, nga terreni njofton se vendvotimet në Komunen e Istogut janë hapur në kohë.
Sipas Menaxherit të qendrës kryesore të votimit në Istog, Ibrahim Bytyqi, deri në ora 11:00 në këte qendër votuan 512 votues (6%).
Në konferencën e dytë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), u konfirmua se sivjet deri në orën 11:00 është votuar më pak se në zgjedhjet e kaluara.
Ndryshe kjo qendër e votimit ka 8352 votues, ndërsa në 63 vendvotimet në këtë komunë, të drejtë vote kanë 48374 votues./21Media