Deri në 2 orë pritjet në Merdare

Edhe këtë të mërkurë pika kufitare Merdare ka fluks të madh të udhëtarëve.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje të Kosovës shkojnë deri në 1 kilometër dhe qytetarët po përballen me pritje deri në 2 orë. Në hyrje në po këtë pikë, ka pritje vetëm 5-10 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 45-60 minuta, ndërsa Jarinjë pritjet janë 15-20 minuta.
Sipas të dhënave në pikat tjera kufitare nuk ka pritje./21Media

Back to top button