Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë e Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me fluksin e mjeteve në pikat e kalimit kufitar në Republikën e Kosovës.
Sipas raportit të përditësuar në orën 17:32, deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Merdarit.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në dalje është raportuar pritje deri në 40 minuta dhe kolonë prej 400 metrash.
Në pikat e tjera kufitare si Jarinjë, Glloboçicë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, pritjet janë minimale dhe nuk është raportuar për ndonjë kolonë të mjeteve.
