Deri në katër orë pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Kthimi i bashkatdhetarëve në vendet e Evropës pas qëndrimit të tyre në Kosovë për festa, ka ndikuar në fluks të automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim kufitar se mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Merdarë po presin 180 deri në 240 minuta derisa kolona është e gjatë deri në 3000 metra.
E ngjashëm edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë bashkatdhetarët po presin deri në 240 minuta për të dalë nga Kosova kurse kolona është 2300 metra.
Në Muçibabë dhe në Mutivodë pritjet janë rreth 120 minuta derisa kolona është 600 përkatësisht 250 metra./21Media

Back to top button