Osmani uron Krishtlindjet Ortodokse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindje. Ajo ka thënë se festat e tilla janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve.
“Dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë!
Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja. Festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve. Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo. Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju!”, thuhet në njoftimin./21Media

Back to top button