Deri në ora 11:00 votuan 7.22% e qytetarëve
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se deri në orën 11:00, në mbi 97 vendvotime kanë votuar 88 mijë e 622 qytetarë me të drejtë vote, apo 7.22%.
Tutje, Radoniqi ka theksuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht.
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.
Konferenca e tretë e KQZ-së mbahet në orën 15:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë./21Media