​Deri në ora 14:00 në Preshevë votuan 8% e qytetarëve

(Lajm i përditësuar)


Deri në orën 14:00 në Preshevë kanë votuar vetëm tetë për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), Alban Mehmeti ka thënë se numri i qytetarëve që e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës është mbi 3 mijë e 500.

“Në Preshevë, deri në orën 14:00, kanë votuar 3.587 qytetarë ose 8 për qind”, tha ai.

Të drejtën e votës në Preshevë e kanë 43 mijë e 500 qytetarë, në gjithsej 38 qendra votimi.


4.8% e qytetarëve votuan në Preshevë deri në orën 12:00

4.8 për qind është pjesëmarrja e qytetarëve të Preshevës në votim.

Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor të Preshevës, Alban Mehmeti njoftoi se deri në këtë kohë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës mbi 2000 mijë qytetarë.

“Në Preshevë deri në orën 12:00, kanë votuar 2100, apo 4.8 për qind e qytetarëve”, tha Mehmeti.

Në Preshevë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues. Në këtë komunë votohet në 38 qendra të votimit.


8.6% e qytetarëve votuan në Bujanoc deri në orën 12:00

Në Bujanoc deri në orën 12:00 kanë votuar 8.6 për qind e qytetarëve.

Kështu bën të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri.

“Në Komunën e Bujanocit, 42786 qytetarë kanë të drejtë vote në 59 qendra të votimit. Deri në orën 10:00 kanë votuar 3.74 për qind. Ndërkaq, deri në orën 12:00 kanë votuar 8.67 për qind”, njoftoi ai.

Back to top button