Deri në ora 17:00 në KQZ aplikuan 18 subjekte politike

 

Sot në ora 18:00 përfundon afati për aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sic ka bërë të ditur  për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KQZ-s, Valmir Elezi deri në ora 17:00 kanë aplikuar 18 subjekte politike.

“pra nga 12 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 339 kandidatë.”, ka thënë Elezi i cili ka dërguar edhe listën e partive politike të cilat kanë aplikuar.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt./21Media

Back to top button