Deri tani 11 kandidatë për president të shtetit dhe një deputet i pavarur – janë paraqitur në KSHZ

Deri në fund të ditës së premte janë paraqitur 11 kandidatë për president të shtetit. Ata janë Velo Markovski, Biljana Vankovska, Tome Nikollovski, Bujar Osmani, Gospodin Popovski, Maksim Dimitrievski, Stevço Jakimovski, Arben Taravari, Gjorgji Manaskov, Mersiha Smailoviq dhe Zorica Cvetkovska, ndërsa është parashtruar edhe një paraqitje për deputet të pavarur, informoi kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski dhe përkujtoi se afati për paraqitje zgjatë deri më 8 mars.

Sipas tij, të premten në mëngjes në orën 8:00 të gjitha vendet për grumbullim të nënshkrimeve ishin të hapura. Gjithsej në vend ka 34 njësi rajonale, të vendosura në të gjitha qytetet më të mëdha, ndërsa në disa nga njësitë rajonale ka edhe nga disa të punësuar. Orari i punës ishte prej 8:00 deri në orën 20:00.

Deri më tani, siç tha Tashtevski në “Top Tema”, në KSHZ nuk janë parashtruar kurrëfarë vërejtje për kushte joadekuate nga kandidatët të cilët grumbullonnë nënshkrime, ndërsa nëse dikush paraqet diçka, menjëherë do të veprohet. Nuk ka paraqitje, shtoi, as për fillim të parakohshëm të fushatës, por, megjithatë bën thirrje partitë politke t’i respektojnë procedurat dhe të sillen në pajtim me ligjin./TV21

Back to top button