“Deri tani për mbi 33 mijë të punësuar u kërkua subvencionimi i pagës 170 euro”

Murtezaj tha se kanë diskutuar me Ministrinë që të gjendet zgjidhja për kategorinë individuale dhe të vetë-punësuarve

Si pasojë e pandemisë Covid-19, shumë biznese në vend kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre të punës, ku vetëm brenda një jave për të përfituar nga “Pakoja Emergjente”, në Administratën Tatimore të Kosovës, janë parashtruar 8 mijë e 256 kërkesa.

Për shkak të kësaj krize, deri tani janë shkëputur rreth 400 kontrata të punës, ndërsa 1 mijë e 816 punëtorë kanë lidhur kontrata pune për herë të parë me bizneset pas 1 marsit për të përfituar nga kjo pako.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në një intervistë për Kp tha se brenda një jave kompanitë kanë kërkuar mbështetje nga 170 euro për 33 mijë e 366 të punësuar. Murtezaj shtoi se këto kërkesa mund të zgjidhen edhe më shpejt se 15 ditë nga afati kohor i aplikimit.

Drejtori i ATK-së tha se në masat e Qeverisë për mbështetje të bizneseve, nuk janë përfshirë edhe ato individuale ose të vetë-punësuar.

“Është me rëndësi të potencoj çështjen se në pakon emergjente të nënshkruar më 3 prill në të cilën janë paraparë disa masa nuk ka qenë e përfshirë edhe kategoria e vet-punësuarve, gjë që është një numër i konsiderueshëm i të vet-punësuarve. Gjatë kësaj jave që po lëmë pas kemi diskutuar me Ministrinë e Financave, dhe me kabinetin e tij, me qëllim që të gjendet zgjidhja është për këtë kategori, sepse kjo kategoria nuk janë të përfshirë as në kuadër si vetë të punësuar që të përfitojnë dhe as si biznes. Qëllimi i Qeverisë është që të përkrahen të gjithë të prekurit nga koronavirusi, është domosdoshme që të parashihen masat edhe për ta ndihmuar këtë kategori që është një numër i konsiderueshëm mbi 15 mijë biznese, që janë të vetë-punësuar”, deklaroi ai.

Murezaj shtoi po ashtu se si pasojë e pandemisë, Cocid-19, kanë rënë në masë të madhe edhe të hyrat në ATK. 

Back to top button