Derisa po hapte varr mitrovicasi gjen eshtra njeriu

Derisa po hapte një varr në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës, një burrë gjen eshtra që dyshohen të jenë të një njeriu.
Polica në raportin 24 orësh, njofton se ngjarja ka ndodhur dje (23. 09. 2022) rreth orës 09 :50.
Sipas njoftimit të policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button