Kaloni te përmbajtja kryesore

Presidenca: Serbia po harmonizon politikën e jashtme me Rusinë, aderimi i saj në BE duhet të ndalet

Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë.
Kjo deklaratë e tij erdhi reagim pasi në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.
“Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën. Aderimi i Serbisë në BE duhet të ndalet. Nuk duhet të ketë më dy fjalë në një moment kaq vendimtar për Evropën”, ka shkruar Vela në Twitter./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button