Dështimi i 45-të

(Lajm i përditësuar)
Kusari-Lila bën thirrje për votim e jo diskutim në seancë
Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas dështimi të seancës 45-të konstituive ka kritikuar sjelljen e opozitës.
Ajo tha se po bëhen dy shkelje brenda seancës, e para, mospjesëmarrja në votim, dhe e dyta, zhvillimi i diskutimeve parlamentare në kundërshtim me rregulloren e punës.
“Është e qartë në rregullore se seanca konstituive nuk parasheh debat parlamentar. Ka vetëm proces votimi. Opozita nuk po merr pjesë në votim dhe për më tepër po mban diskutime, çka përbën shkelje të dytë”, tha Kusari-Lila.
Deliu-Kodra: Bllokadë e qëllimshme, një njeri që sillet si pronar i shtetit dhe jo shërbetor i tij
Pas dështimit të seancës së 45 konstituive, deputetët e tri partive opozitare vazhduan të qëndronin në sallë të Kuvendit.
Kjo po bëhet si shenjë proteste “për mosrespektim të aktgjykimit të Kushtetueses nga partia që ka fituar më së shumti ulëse”. Ata mbajtën fjalime në foltoren e Kuvendit.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se bllokada pĽr konsittuimin e Kosovës po bëhet qëllimshëm.
”Kemi të bëjmë me një bllokadë të qëllimshme, për të sthypur pluralizmin politik ‚‘, tha Deliu.
Ajo shtoi se fjala e saj ‚‘është si protestë ndaj një parite që e ka marrë pengë këtë kuvend, protestë ndaj pushteti që nuk i intereosn jeta e qytetrait protest1% ndja një njeriu që sillet si pronar i shtetti dhe jo sherbetor i tij‘‘.
Dështon edhe përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit
Për herë të 45-të, deputetët kanë dështuar që ta formojnë komisionin për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit.
Seanca e radhës do të mbahet të dielën nga ora 11:00.
Limaj: Ngërçi të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të seancës së 45-të me radhë në tentativë për ta bërë Kuvendin funksional.
Ai tha se ky ngërç duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin.
“E njëjta situatë, ky ngërç duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin. Shumë njerëz mendojnë se ekzistenca e shtetit është diçka e mirëqenë, shtetin çdo ditë duhet ta meritojmë dhe ta mirëmbajmë për ta pasur”.
Jashari: VV e ka zgjidhjen përpara, ne do t’i votojmë të gjithë përveç ministrave
Deputetja më e re në moshë Sala Jashari para fillimit të seancës konstituive në një deklarim për RTV21 tha se shpreson që VV të gjej një zgjidhje.
Jashari tutje tha se PDK-ja do të votoj të gjithë emrat e propozuar përveç ministrave.
”Shpresoj që VV të gjej një zgjidhje, zgjidhjen e kanë përpara por nuk e dim se cili është qëllimi, ne do të votojmë të gjithë përveç ministrave”, tha Jashari.
Kadrijaj: Nuk e besoj që do të kemi pushim
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj për RTV21 tha se Albin Kurti dhe VV-ja nuk po pranojnë të kthehen në Kushtetutshmëri.
‚‘Do të vazhdohet me u shkel Kushtetuta me u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës, po vazdhojmë pas asnjë të keq atë që e ka kundershtu edhe Gjykata Kushtetuese Albin Kurti dhe partia e tij nuk po pranojnë të kthehen në kushtetushmëri‘‘, tha Kadrijaj para fillimir të seancës s para fillimir të seancës së 45 konstituive
Ajo u pyet edhe për pushimin e deputetëve tha se ‘’Ne mundemi me shfrytzu ndonjë ditë, nuk e besoj që do të ketë pushim‘‘.
Lushaku-Sadriu: VV erdhi në pushtet me kauzën kundër korrupsionit, po bëhet simbol i tij
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur para seancës së 45-të konstituive.
Ajo tha se Qeveria Kurti i ka bërë dëm epokal vendin tonë.
“E para, të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e qeverisë, bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jokushtetuese, aq më tepër për procedura prokurimi, ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që shkojnë në dëm të buxhetit të Kosovës”, tha Lushaku-Sadriu.
Ajo shtoi se është e çuditshme se si një parti erdhi në pushtet me kauzën kundër korrupsionit, po bëhet simbol i saj.
Zemaj: Katër vjet keqpërdorime me buxhetin, koha për arrestime
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit. Ai ka kritikuar menaxhimin financiar të Qeverisë Kurti.
Sipas tij, tashmë do të duhej të ishin ngritur aktakuza, madje edhe të ndodhnin arrestime, për keqpërdorimet që pretendohet të kenë ndodhur gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit.
Zemaj shtoi se ekzistojnë kontrata të shumta, për të cilat është e dukshme se ka pasur shkelje.
“Sot do të duhej të kishim aktakuza të ngritura, e të mos them edhe arrestime për keqpërdorimin që ka ndodhur në buxhetin e Kosovës në këto katër vjet të Qeverisë Kurti. Ka shumë kontrata që janë evidente që ka pasur shkelje”, tha Zemaj.
“Kur të bëhet e 100-ta të kallxoj”, Berisha tregon se a ka ndryshime në Kuvend
Deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha është prononcuar shkurt para medieve, pak para nisjes së seancës së 45-të konstituive.
I pyetur se a ka ndonjë ndryshim në situatën e krijuar, ai ironizoi me përgjigjen.
“Kur të bëhet hera e 100-të të kallxoj”, tha Berisha, duke iu referuar seancave të njëpasnjëshme.
Bajrami: S’ka deputetë të LDK-së që duan ta votojnë Albulena Haxhiun
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami në një prononcim për RTV21 para fillimit të seancës konsitutive tha se në LDK nuk ka asnjë deputetë që duan ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuevndit.
Sikur do të kishte deputetët të LDK-s♪7 qo do ta votonin Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, do ta votonin deri tani, s’ka deputet të LDK-së që duan ta votojnë Albulena Haxhiun‘‘, tha Bajrami.
Pesë muaj pas zgjedhjeve, sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish sot mblidhen në përpjekjen e 45-të për konstituimin e legjislaturës së 9-të, pesë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Partitë parlamentare nuk po arrrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.
Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?