Dështimi i Liverpoolit pritet t’i bashkohet Newcastle

Pas lëndimit të portierit, Karl Darlow, skuadra angleze Newcastle United është në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Siç raportohet tani nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Newcastle pritet të nënshkruajë me Loris Karius si lojtar të lirë.
Karius në të kaluarën ishte pjesë e Premier Ligës, saktësisht Liverpoolit, ku karriera e tij me “Të Kuqtë” përfundoi pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, në të cilën portieri gjerman bëri gabime të shumta të cilat rezultuan me humbjen e trofeut më të rëndësishëm evropian.
Marrëveshja mes Karius dhe Newcastle është në fazën finale, ku ka mbetur të diskutohet vetëm çështja e pagës.
Karius është lojtar i lirë dhe tani është i gatshëm për një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi që kontrata me Liverpoolin i skadoi këtë verë.
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button