KMDLNj: Kalimi i Kica-Xhelilit në LDK është bërë për çështje parimore

KMDLNj ka reaguar pas kalimit të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili nga Lista Guxo në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Doarsa Kica-Xhelili kaloi në radhët e LDK-së dhe sot u zyrtarizua nga kryetari i LDK-së. Nuk ishte hera e parë e sigurisht nuk do të jetë as e fundit që një deputet i Kuvendit të Kosovës ndërron parti dhe, me kalimin në partinë tjetër, në mungesë të një ligji apo rregulloreje, e bartë edhe mandatin e fituar në subjektin nga i cili largohet. E veçanta e këtij kalimi është se deputetja Kica kalon në LDK-ë që është parti opozitare nga një Listë LV – Guxo që është në pushtet dhe që ka pushtet absolut. Kjo, pa asnjë dyshim tregon se kjo deputete është e liruar nga çdo interes personal me këtë kalim dhe se, pa asnjë dyshim më shumë do të përfitonte po të mbetej pjesë e pozitës”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së
KMDLNj vlerëson se ky kalim është bërë krejtësisht për çështje parimore.
“KMDLNj vlerëson se kalimi i deputetes është bërë për çështje parimore dhe se deputetja Kica – Xhelili po sulmohet, stigmatizohet dhe linçohet padrejtësisht dhe nga pozita hakmarrëse aq më parë që kishte raste të ngjashme në të kaluarën, jo fort të largët që një deputete, në mbledhjen e parë të konstituimit të Kuvendit kaloi nga PDK –në në LV –në dhe se në sallë hyri e shoqëruar nga kryeministri Kurti duke u pritur me duartrokitje nga deputetët e pozites. Në mungesë të një baze ligjore që e detyron deputetin që me kalimin në një parti tjetër, ta dorëzojë edhe mandatin e deputetit është e tepërt dhe e panevojshme të flitet për standardmorale për faktin se askush nuk po i përmbahet këtij standardi dhe se ky standard (  moral ) ligjërisht nuk është detyrues”, vazhdon reagimi i KMDLNj.
Mirëpo, KMDLNj ka thënë se “e sheh si të panevojshme, të papranueshme dhe të dëmshme gjuhën që po përdoret nga ish – kolegët, ish – bashkëpartiakët thuaja në të gjitha rastet kur po ka konvertime të tilla aq më parë që, po të njëjtit edhe më tutje bashkëpunojnë qoftë përmes votimit të ligjeve në Kuvend, në komisionet e përbashkëta parlamentare e sidomos gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, që aq fort i duan”.
“Në fund të fundit, edhe nëse flitet për një standard moral hipotetik, nuk mundet dhe nuk është aspak e moralshme që për të njëjtin veprim dikush të cilësohet tradhëtar dhe dikush tjetër patriot!”, përfundon reagimi i KMDLNj./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button