Dështoi mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian

Dështon mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian ku ishte paraparë të shqyrtohet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për metrologji dhe Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Kryetarja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, tha se dështimi është si rezultat i mungesës së përfaqësuesve të pushtetit.

“Sot nuk ka vendimmarrje për arsye se mungojnë deputetët e pozitës dhe kjo nuk është hera e parë. Me kaq e përmbylli këtë takim” tha Krasniqi./21Media

Back to top button